Politikë

Video/ Nuk bëj gabim fatal! Kur Lulzim Basha thoshte se nuk do të qeveriste kurrë me LSI-në

Video/ Nuk bëj gabim fatal! Kur Lulzim Basha thoshte se nuk do të

View this post on Instagram

?????

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Kjo video është regjistruar thuajse dy vite më parë, në 12 qershor të 2017-s, kur në një intervistë për emisionin "Dritare" të gazetares Rudina Xhunga, Basha shprehej i bindur se nuk do të bënte kurrë pazare me LSI-në.

Ai madje i bënte thirrje çdo demokrati që të mos e votonin si parti, pasi PD-ja nuk do të qeveriste sipas tij me LSI-në.

“Demokratët e Shqipërisë kurrë më të mos kenë dyshim që unë, si kryetar i Partisë do të  bëj ndonjë pazar me LSI-në, sepse në qoftë se ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse të mos joshet nga shitblerja e votës me idenë se ne do jemi prapë në pushtet. Sot dua t’i them çdo demokrati e demokrateje, ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër”, u shpreh Basha gjatë intervistës.

Por në dy vite gjërat ndryshojnë shumë, pasi sot jemi në një situatë komplet të kundërt ku PD-ja dhe LSI-ja po protestojnë bashkë për një qëllim, bashkëqeverisjen.

Kjo video është rikthyer në vëmendjen e publikut nga kryeministri Edi Rama./ Tiranapost.al

Dokumenta bashkëngjitur