Botë Te gjitha

Video/ Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet. Plasin protestat, grupi islamik gati për kryengritje të frikshme


Vendet partnere me Amerikën janë mbledhur bashkë duke kundërshtuar fort deklaratën e Trump që njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.  Janë vetë zyrtarët e Shtëpisë së bardhë që thonë se njohja mund të dëmtojë procesin e paqes midis Izraelit dhe Palestinës. Arabia Saudite e quajti një veprim të pajustifikueshëm dhe të papërgjegjshëm, ndërkohë që Franca dhe Britania e shprehën hapur se ishin totalisht kundër vendimit të Trump.

Hamas leader calls for 'new intifada in the face of Israel'

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti momentin historik, duke bërë thirrje që shumë vende të tjera ta njohin gjithashtu. Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet kundërshton politikat amerikane prej vitesh, ndërkohë që kanë plasur protestat gjithandej. Partia Fatah e presidentit palestinez Mahmud Abbas tha se do të ankohej në OKB për vendimin e Trump duke e quajtur të papranueshme, ndërkohë që grupi Islamik Hamas ka bërë thirrje për një kryengritje.

Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës e kanë nisur që mbrëmë me greva ndërkohë që do vijojnë edhe protestat. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do diskutojë çështjen të premten, pasi tetë nga 15 vendet anëtare kërkuan një sesion urgjent. Tiranapost.al E.B

Clashes in Bethlehem following Trump’s ‘Jerusalem move’

Clashes in Bethlehem following Trump’s ‘Jerusalem move’FOLLOW LIVE UPDATES: https://on.rt.com/8tys

Publié par RT sur jeudi 7 décembre 2017

Trump recognizes Jerusalem as Israel's capital

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *