Aktualitet

VIDEO/ Një tjetër i arrestuar për terrorizëm në Shqipëri

VIDEO/ Një tjetër i arrestuar për terrorizëm në

Një 28-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Ebasanit dhe Interpol Tirana.

Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterroit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i Bledar Ibrahimit, 28 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian.

Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt./Tiranapost/A.C