Aktualitet

VIDEO/ Nis Samiti i Brdo Brijunit, presidentët e Rajonit mblidhen në Tiranë

VIDEO/ Nis Samiti i Brdo Brijunit, presidentët e Rajonit mblidhen në

Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit janë mbledhur sot në Tiranë, në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit-t, nismë e ndërmarrë që prej vitit 2013 nga Kroacia dhe Slovenia për të nxitur afrimin e rajonit me BE.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti slloven Borut Pahor dhe presidenti Ilir Meta janë mikëpritesit e takimit.

Përveç drejtuesve të vendeve të Ballkanit, në Tiranë ka mbërritur Federica Mogherini si dhe presidenti polak Andrzej Duda.

Axhenda e samitit

E enjte, 9 maj 2019

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes

09:00 – 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit

Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

09:20 – 09:30 Foto familjare

09:30 – 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta

11:40 – 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp

President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor./Tiranapost/A.C

http://www.tiranapost.al/video-vetevendosja-e-albin-kurtit-sic-paralajmeroi-pret-vucic-me-proteste-ne-tirane-persona-non-grata/

Dokumenta bashkëngjitur