• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Video/ Nike thotë fjalën e fundit. Këto janë atletet teknologjike që i komandon nga telefoni


    Nëse je fans i filmave që tregojnë për të ardhmen apo i fiksuar me teknologjinë, kjo risi e markës me veshje dhe aksesorë sportivë të njohur në gjithë botën thotë fjalën e fundit. Po flasim për markën Nike që ka nxjerrë në treg atletet të cilat mund të komandohen me një aplikacion nga telefoni. Janë atletet Nike Adapt BB, që kanë dalë në treg që ditën e diel dhe tashmë janë shfaqur në faqen zyrtare të kompanisë.

    Çmimi i Nike Adapt BB Black Pure Platinum shkon në 441 dollarë, por mund të rritet ose të ulet me kalimin e kohës. Sipas Nike këto atlete janë super të rehatshme dhe mund ti komandosh fare kollaj, siç mund ta shihni në videon e postuar më poshtë. Për ta komanduar, duhet të shkarkosh në telefon aplikacionin Nike Adapt. Në fund Nike jep një mesazh: Yep, e ardhmja definitivisht mbërriti! / Artikulli marrë nga Euronews/ Tiranapost.al. E.B