Botë Te gjitha

Video nga momenti i shembjes së shkëmbit në Zakynthos


Një ditë pasi shkëmbi u shkëput në plazhin e Zakynthos duke krijuar panik dhe duke plagosur pushuesit, në media po qarkullojnë video të momentit të tmerrit.

Një shkëmb i vogël në fillim e më pas dy të tjerë akoma më të mëdhenj, bien në det në momentin që pranë bregut ndodhen tre anije me turistë. Dallgët që krijohen përmbysin tre varka të vogla, duke plagosur 7 persona, prej të cilëve një 34-vjeçare nga Çekia në gjendje të rëndë.

Nga udhëtimet në plazhet greke gjithmonë turistët paralajmërohen që të rrinë larg shkëmbinjve, sepse ka rrezik shkëputjeje të tyre./ Copyright Tiranapost.al

Foto/ Kaos në plazhin e famshëm grek. Shkëputet një pjesë shkëmbi