• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Video/ Nga Franca dhe Belgjika, në Shqipëri jo vetëm për pushime e turizëm, por edhe për shërbimet dentare


    Kur vjen puna tek turistët, shumica zgjedhin Shqipërinë për bukuritë natyrore, detin dhe malin dhe çmimet që sipas tyre janë të favorshme. Por të huajt po vijnë në Shqipëri edhe për për shërbime dentare, pasi në vendin e tyre nëse marrim rastin e mbushjes së një dhemballe kushton shumë shtrenjt. Vetë kryeministri Rama ka postuar një video me disa turistë nga Franca Zvicra e Belgjika të cilët flasin për shërbimet që marrin nga klinikat dentare, me tarifa më të ulëta se në vendet e tyre.

    Përpos videos, Rama shkruan: Dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kurimin e tyre dentar, ju uroj një javë të mbarë 😊. Shiheni videon si më poshtë./ Tiranapost.al. 

    MIRËMËNGJES 😃dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kurimin e tyre dentar, ju uroj një javë të mbarë 😊

    Publiée par Edi Rama sur Dimanche 18 août 2019

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690