• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Video/ Nga bingot tek baret e motelet, si u liruan hapësirat e Bujqësorit nga ndërtimet pa leje


    Deri dy vite më parë, e gjithë hapësira e Universitetit Bujqësor të Tiranës ishte e zaptuar nga ndërtimet pa leje, të cilat në këto 30 vite tranzicion kishin mbirë si kërpudhat pas shiut brenda rrethimit të këtij kampusi.

    Çuditërisht asnjë nga pedagogët, por as Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu, i cili nga sot është nën hetim nga prokuroria për abuzime me fondet e universitetit, nuk kanë folur dhe as protestuar për asnjë nga ndërtimet pa leje që ishin ngritur ndër vite nën hundën e tyre.

    Pjesa më e madhe e ndërtimeve pa leje brenda territorit të UBT-së shërbenin si bare, bingo e ku nuk mungonin as motelet.

    Në dhjetor 2017, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisën një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, që ngriheshin brenda territorit të këtij universiteti. Fillimisht u shembën ndërtimet që përdoreshin për biznese, lokale e bingo lojëra fati.

    Vetëm në fazën e parë, hapësirat e Univeristetit Bujqësor të Kamzës u liruan nga 24 objekte të ndërtuara pa leje.

    Në vend të “çibanëve” që kishin mbirë pas viteve ’90, e gjithë hapësira u rehabilitua nga Bashkia e Tiranës në lulishte dhe hapësira të tjera të gjelbra duke ua kthyer tërësisht studentëve të UBT./ Shihni videon më poshtë/ Tiranapost.al. E.B

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post