• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Video/ Nëse ke frikë, mos e shih! Por filmi IT dyshi thyen rekord


    Filmi IT 2 trembi me miliona njerëz në gjithë botën fundjavën që kaloi, ndoshta edhe më shumë.  Nuk ka shumë kohë që ka dalë nëpër kinema, po ka mbledhur më shumë fitime se çdo film tjetër horror të të gjitha kohërave. Vetëm në tre ditë, ka mbledhur me shumë se 91 milion dollarë.

    Filmi horror theu rekordin edhe me kapitullin e parë në 2017-ën, duke mbledhur 23 milion dollarë vetëm në lancimin e parë në kinema. Aktualisht filmi po transmetohet në kinematë amerikane.

    Filmi i dytë IT-2 lidhet me një ngjarje krimi të tmerrshëm, të cilin Stephen King e ka përshkruar në romanin e tij të vitit 1986. Nëse ke frikë nga Kllouni që është edhe figura kryesore e frikshme, më mirë mos e shih filmin. Nëse nuk të lë kureshtja, shih trailerin. / Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690