• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Video/ Momenti kur terroristi futet në Kishë me çantën e rëndë mbi shpinë, pak minuta para se të hidhej në erë


    Një video e publikuar së fundmi po qarkullon kudo në rrjet dhe mund të ndihmojë në zbulimin e grupimeve terroriste që shpërthyen kisha dhe hotele në Sri Lanka ditën e Pashkëve, ku vdiqën mbi 300 njerëz dhe mbi 500 janë plagosur.

    Policia në Sri Lanka ka njoftuar se janë arrestuar mbi 40 persona, për lidhje me grupet terroriste, por ndërkohë që identiteti i këtij personi që shfaqet me çantë mbi shpinë, teksa futet në ambientet e njërës kishë plot me njerëz nuk është identifikuar ende, edhe pse autoritetet e Sri Lankës thonë se është i dyshuar si terrorist. Nuk dihet nëse ka lënë çantën me eksploziv dhe ka ikur e më pas ka kryer shpërthimin apo ka kryer sulm vetëvrasës siç ka ndodhur në dy kisha të tjera dhe sulme ku ISIS merr përgjegjësinë.

    CCTV/Siyatha News via REUTERS

    Kisha që shihni në foto ndodhet në Negombo dhe quhet St Sebastian, aty ku vdiqën më shumë se 50 njerëz dhe e gjithë kisha u hodh në erë. St Sebastian ishte një nga tetë vendet e shpërthyera, mes tyre edhe tre hotele ku turistët kishin prenotuar për të marrë pjesë më pas në shërbesa.

    ISIS have now claimed responsibility for the Sri Lankan terror attack, but Sri Lankan officials have blamed two local Islamist groups. Pictured: investigators in St Sebastian's Church in Colombo today

    Ditën e djeshme, ministrat e vendit mbajtën një konferencë dhe folën për lëvizjen islamike që njihet si nacional Thoëheed Jamath, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me terroristët dhe kanë kryer sulmet, sulme që vetë ISIS ka marrë përsipër. Shihni videon më poshtë. / Marrë nga Euronews/ Tiranapost.al. E.B

    This clip, taken from inside St Sebastian's Church in Negombo, shows the suspected suicide bombing walking inside, moments before he detonated a device killing dozens of worshippers

    Video/ ISIS merr përgjegjësinë e sulmit me mbi 300 të vdekur në Sri Lanka