• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Ministri Lleshaj nga Njësia Speciale kundër të ‘Fortëve’: Drejtësia mund të vonojë, por nuk harron


    Njësia Speciale e Kërkimit të të ‘fortëve’ që i janë shmangur drejtësisë vijon punën dhe stërvitjet.  Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ndodhej në mjediset e godinës nga ku tha se shumë shpejt kjo njësi do bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë dhe do bëhet pjesë e rrjetit evropian të njësive që merret me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ministri shoqërohej edhe nga drejtuesit kryesorë të Policisë Shqiptare të cilët ndoqën nga afër programin operacional të Njësisë.

    Në fjalën e mbajtur, ministri Lleshaj tha se ka shumë rëndësi të përcillet mesazhi se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron.

    ‘Drejtësia në Shqipëria nuk do të harrojë askënd, që i është shmangur asaj. Kjo do jetë njësi elitë e policisë shqiptare, do jetë prova e këtij angazhimi serioz, për të kërkuar kudo që të jetë dhe për të vënë para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të. Kjo njësi do jetë një element i rëndësishëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët, se së shpejti do jetë pjesë e rrjetit evropian njësive që merren me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë, në Shqipëri dhe jashtë saj”, tha ndër të tjera ministri Lleshaj.

    Videoja e plotë është postuar në adresën zyrtare në Facebook të kryeminsitrit. Mund ta ndiqni si më poshtë. / Tiranapost.al.

    #NjSK🦅 Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive, përpara daljes në terren👍#PoliciaqëDuam👮🏻‍♂🇦🇱👮‍♀#ShqipëriaqëDuam☀🇦🇱

    Publiée par Edi Rama sur Mercredi 11 septembre 2019

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690