• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Video/ Microsoft prezanton dy pajisjet me touch-screen, por çfarë kanë ndryshe nga ato të rivalëve?


    Kompania amerikane Microsoft ka prezantuar ditën e mërkurë në New York dy pajisje të reja elektronike, me madhësinë e nje IPad-i që funksionojnë me touch-screen, dhe që hapen e mbyllen. Por ndyshe nga rivalët e tij, firma nuk ka përshtatur një ekran që përkulet, as nuk instaluar kamera me rezolucion të lartë brenda tij. Panos Panay, krijuesi i produktit tha për BBC se:

    “Ne duam të shohim se çfarë drejtimi do të marrim me prodhimin në të ardhmen” duke shtuar më tej se produkti i i quajtur ‘Surface’ do të dalë në qarkullim pas një viti.

    The Surface Due runs Google's Android operating system

    Produkti i parë ‘Surface Neo’ konsiston në dy ekrane prej 13 inç që funksionojnë me prekjen e gishtit dhe ka një program Windows 10x, ndërsa produkti tjetër ‘Surface Duo’ është një smartphone, me madhësi 8.3 inç dhe ka të instaluar programin Android. Me keto pajisje mund të hapësh dy tab-e të ndryshme në secilin ekran, ose mund ta përdorësh si laptop.

    Microsoft has refreshed and expanded is Surface laptop range

    Produkti i Microsoft mendohet të rivalizojë produktin e Samsung të quajtur ‘Galaxy Fold’. Microsoft lançoi linjën e produkteve ‘Surface’ në 2012, dhe vetëm vitin e shkuar të ardhurat nga kjo linjë sollën 5.7 miliardë $ fitime për firmën, 40% më shumë se një vit më parë./Burimi: BBC News/Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]