Lajme nga Bota

Video/ Lëkundje të forta tërmeti në Itali, njerëzit dalin jashtë, në disa shkolla s'do ketë mësim sot

Video/ Lëkundje të forta tërmeti në Itali, njerëzit

Një orën 04:37 të mëngjesit, një tërmet me madhësi 4.5 Rihter goditi veriun e kryeqytetit Toskana në Itali, i pasuar nga pesë goditje të tjera me 3.38 Rihter të regjistruara në Scarperia San Piero, me katër km thellësi. Lëkundjet kanë shkaktuar frikë mes banorëve të cilët kanë dalë nga shtëpitë e tyre. Duke qëndruar në makina, pasi po bie edhe shi. Mediat italiane raportojnë për dëme në ndërtesat në Scarperia San Pietro dhe Barberino.

Ekipet e emergjencave janë shpërndarë në terren për të inspektuar zonat.

Në disa shkolla nuk do të bëhet mësim, kryesisht në Vichio, Barberino dhe San Lorenzo. Gjithashtu lëvizja e trenave është pezulluar për shkak të kontrolleve teknike. Italianët kanë postuar në rrjetet sociale foto dhe video nga tërmeti që i zgjoi. Sizmiologët thonë se tërmeti në Itali nuk ka lidhje me atë në Shqipëri.

https://twitter.com/TgrRaiToscana/status/1203889566521942016

Në Shqipëri, një tëmret me madhësi 6.4 Rihter me 26 nëntor shkaktoi 51 viktima nga shembja e dëmtimet në pallate e shtëpi private./ Tiranapost.al

https://twitter.com/FraLePagine/status/1203898662000181249