Showbiz

Video/ Kush e mendonte se do të vinte ky moment?! Meghan takohet me Beyonce

Video/ Kush e mendonte se do të vinte ky moment?! Meghan takohet me Beyonce

Këtë fundjavë gjithë bota kishte sytë në premierën evropiane të “The Lion King”. Dhe arsyeja ishte prezenca e Princit Harry dhe Dukeshës së Sussex, Meghan Markle.

Nga ana tjetër, Beyonce, e cila luan rolin e Nala-s në film, shkëlqeu e veshur me një fustan ngjyrë të florinjtë.

Por momenti që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës ishte kur Meghan dhe këngëtarja u takuan për herë të parë.

Nuk ishte një takim i thjeshtë, por një përqafim i përzemërt dhe buzëqeshje.

Në videon e filmuar nga fansat, Beyonce dëgjohet të thotë “Faleminderit” dhe “Kaq e bukur”, ndërsa mban dorën në belin e saj.

Kujtojmë se Beyonce dhe Jay Z vendosën në videoklipin e këngës "Apesh**t" portretin e Meghan, në Luver, për të nderuar Dukeshën./ Tiranapost.al

Dokumenta bashkëngjitur