• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Video/ Kur sëmurët nëna, sëmuret e gjithë shtëpia! Një mesazh zemre nga Margarita Xhepa


    Shumë gra të njohura të ekranit shqiptar janë bërë pjesë e fushatës për luftën kundër kancerit të gjirit.

    Dhe një mesazh zemre dhe kaq i vërtetë vjen nga aktorja e madhe Margarita Xhepa për të gjitha gratë, që të bëjnë një vizitë rutinë te mjeku.

    “Nënat janë mbështetja më e madhe e fëmijëve dhe bashkëshortëve të tyre. Kur sëmurët nëna, sëmuret e gjithë shtëpia. Prandaj të dashura gra, shkoni për një vizitë rutinë tek mjeku, mendoni për shëndetin tuaj dhe të fëmijëve, të cilët gjithmonë kanë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tuaj. Kanceri i gjirit po të kapet që në fillim nuk mban rrezik”, thotë aktorja e mirënjohur në videon e shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]