Aktualitet

Video/ Kur Basha e quante LSI organizatë kriminale

Video/ Kur Basha e quante LSI organizatë kriminale

Kreu i PD Lulzim basha firmosi dot marrëveshjen me kryetaren e LSI-së Monikra Kryemadhi dhe me të tjerë. Bëhet fjalë për një marrëveshje koalicioni për të mos hyrë në zgjedhjet që do mbahen më 30 qershor.

Por në vitin 2017, Basha thoshte se LSI është një organizatë kriminale e ndërsa PDIU e Shpëtim Idrizit një shushunjë.  Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS ka risjellë një video të vitit 2017 gjatë fushatës në qytetin e Beratit, ku Basha thotë:

‘E dinë socialistët e Beratit, se në çfarë ishulli jeton ti, që pasi i shite çdo drejtori organizatës kriminale që quhet LSI tani do ti shesësh edhe Bashkinë e Beratit’.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/442759616267532/

Sot Basha thotë se këto dy parti bashkë me PD janë shpresa e shqiptareve./ Copyright/ Tiranapost.al E.B