• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Video/ Kombëtarja fiton 2-0 me Moldavinë, rriten shpresat për në Europian


    Shqipëria fitoi sot përball Moldavisë, duke i rikthyer shpresën e kuqezinjve për një biletë në Kampionatin Europiane në vitin 2020.

    Kombëtarja shqiptare arriti të fitonte 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena. Golat u shënua nga Sokol Cikalleshi në minutën 65′ dhe në minutën e 93’ nga Ylber Ramadani.

    Pas ndeshjes Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh: “Jam i kënaqur me këtë lojë dhe këtë rezultat. Sot kishim edhe lojën edhe rezultatin. E vetmja vërejtje që më kanë bërë për trajnerin Reja kur e vendosa ishte se ishte 73-vjeç, kurse për të tjerat nuk besoj se ka nevojë për notën time, pasi është një trajner shumë i mirë. Jemi në një grup ku çdo gjë mund të ndodhë. Ne do të luftojmë deri në fund”.

    Me këtë fitore Shqipëria mban vendin e 4-t me 6 pikë, ndërkohë që 3 skuadrat sipër saj Franca, Turqia dhe Islanda janë me 9 pikë./ Tiranapost.al