Politikë Te gjitha

Video/ “Koha mbaroi zoti Kryeministër”, rreptësia e Ruçit nuk kursen as Ramën


Që Gramoz Ruçi ka marrë përsipër të vërë rregull në sallën e Kuvendit, kjo tashmë është e qartë, por që edhe kryeministri Rama do të “binte pre” e rreptësisë së tij ishte diçka që nuk pritej.

Sot gjatë debateve për ligjin e minoriteteve, Rama ka zbritur në foltore për të replikuar me Vangjel Dulen. Replika, sipas rregullores, nuk duhet t’i kalojë 2 minuta. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, sapo kryeministri mbush 2 minuta nga fjala e tij bie zilja paralajmëruese dhe disa sekonda më pas dëgjohet zëri i Gramoz Ruçit që thotë “Koha mbaroi zoti Kryeministër”.

Rama, i cili shquhet për fjalimet dhe replikat e gjata, u detyrua të mbyllë fjalën dhe të largohej nga foltorja. Kjo mund të jetë hera e parë që një kryeministri i ndërpritet fjala nga kryetari i Kuvendit që vjen nga radhët e së njëjtës parti./Tiranapost.al

ERTV Live😊: Sot në Kuvend- Replikë për projektligjin, i cili është edhe një arsye sesi të tjerët të mësojnë prej nesh si respektohen minoritetet

Posted by Edi Rama on Thursday, 12 October 2017

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *