Botë Te gjitha

Video/ Kjo është një nga ditët më të zeza në Zelandën e Re!


Kjo është një nga ditët më të zeza në Zelandën e Re! Me këtë fjalë e nisi deklaratën e saj në trishtim të thellë kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern e cila dënoi sulmin ekstremist dhe të pashembullt në dy xhami në Christchurch. Të paktën 49 persona u vranë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur pasi një djalë rreth moshës 20 vjeç mori armën e teksa regjistronte Live, me videon tashmë të bllokuar shkoi në xhami dhe qëlloi në breshëri.

Sipas Ardern sulmuesi ka pikëpamje ekstremiste që nuk kanë vend në Zelandën e re dhe botë. Në flamurin e vendit në gjysmë shtizë e ndërkohë që autori është kapur bashkë me 4 të tjerë të dyshuar se bënë komplotin, Jacinda Ardern thotë: Nuk mund të konfirmojmë ende numrin e saktë të viktimave dhe të të lënduarve, por mund të them se është një nga ditët më të zeza në Zelandën e Re. ( Për më shumë kliko linqet si më poshtë./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

 

Po i lutesha Zotit që plumbat të mbaronin! Dëshmi rrënqethëse nga sulmi me 49 viktima në Zelandën e Re 

VIDEO/ Sulm terrorist në Zelandën e Re, 49 të vrarë e dhjetëra të plagosur