• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Kërkohej për vrasje në Gjermani. 23 vjeçari kapet në një palestër në Tiranë


    Bëhet fjalë për Shkëlqim Kastrati, i cili është kapur në qytetin e Tiranës. Mësohet nga policia se 23 vjeçari është arrestuar ditën e djeshme teksa ai ndodhej në një palestër. Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç me origjinë nga Kosova, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

    Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

    Më shumë detaje lexoni nga njoftimi zyrtar i policisë dhe shihni videon bashkëngjitur.

    Tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Finalizohet operacioni policor “Fitness”.

    Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

    Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për “Vrasje me dashje”, i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë.

    Arrestohet edhe një shtetas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

    Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij.

    Sekuestrohen drogë e armë zjarri.

    Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”.

    Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit:

    Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

    Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit :

    A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

    Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.

    Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati.

    Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. / Tiranapost.al. E.B

    TiranëTjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet operacioni policor "Fitness"Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për "Vrasje me dashje", i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë.Arrestohet edhe një shtetas tjetër për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij.Sekuestrohen drogë e armë zjarri.Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor "Fitness" Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit:Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit : A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

    Publiée par Policia e Shtetit sur Dimanche 19 mai 2019