Lajme nga Bota

VIDEO/ “Ju lutem dikush të më flasë ”. Vetmia e Kryeministres britanike

VIDEO/ “Ju lutem dikush të më flasë ”. Vetmia e

Theresa May, Kryeministrja e Britanisë së Madhe, ka kaluar ndoshta një nga momentet më të sikletshme në jetën e saj, gjatë samitit të djeshëm të BE në Bruksel.

Video që po bën xhiron e botës dhe është publikuar nga të gjitha mediat ndërkombëtare, tregon dëshpërimin e Theresa May, të cilës askush nga liderët evropianë nuk i afrohet për t’i folur apo për ta takuar.

Diku duket zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini që përshëndetet me një koleg, por nuk e hedh shkimin nga Theresa May. Vetmia është një nga çmimet që duhet të paguajë Kryeministrja angleze që loboi për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. E sikur të mos mungonte çasti i sikletshëm në Bruksel, BE nuk e kishte futur as në axhendën e diskutimeve daljen e Britanisë nga unioni.