• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Video/ Jonida Vokshi fton të fejuarin në emision dhe na i tregojnë të gjitha… I vënë kapakun me një puthje para kamerave


    Kjo intervistë duhet të jetë më  e veçantë për Jonida Vokshin, pasi përball saj qëndron njeri që shumë shpejt do të bëhet bashkëshorti i saj.

    Në emisionin “Personale” të moderuar prej saj, Jonida i bën disa pyetje pikante partnerit Besnik Krapi.

    Fillimisht e pyet, “A është nusja ashtu siç e ke menduar?”, për të cilën mezi mori si përgjigje nga aktori, i vënë në siklet: “Nusja është një loçkë”.

    Më pas vazhdon nga pyetjet e dasmës:

    “Çfarë nuk do të kishte dashur të ndodhte në dasmën tënde? Që ta kem dhe unë parasysh që ta bëj”.

    “Jam shumë e lumtur që më erdhi dita ta zë ngushtë e ta vë në siklet Besnik Krapi. Siç dëgjohet e në video, nga regjia që e kane xhiruar, të qeshura plot”, shkruan në videon e postuar nga Jonida.

    Por partneri i saj ka ndarë me ndjekësit e tij të Instagramit një tjetër moment, kur moderatorja i kërkon që të shkëmbejnë një puthje. Dhe normalisht që ndodh!/ Tiranapost.al