Aktualitet

Ja si autori i masakrës së Berlinit betohej për ISIS

Në një video online që u zbulua pas ekzekutimit nga policia italiane, Amri i zotohej Shtetit Islamik (ISIS) për aleancë dhe betohej se “do t’i therte të pabesët si derra”
Ja si autori i masakrës së Berlinit betohej për ISIS

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=tI_x-Mbx18s[/embed]

ISIS-i është pas sulmeve në Berlin dhe autori i masakrës, Anis Amri betohej për shtetin islamik.  Terroristi i masakrës në Berlin, Anis Amri u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm nga policia në Milano të Italisë. Tuniziani nxorri një armë nga çanta e tij, thirri “Allahu Akbar” dhe hapi zjarr ndaj dy oficerëve të policisë, duke e goditur njërin në shpatull, përpara se ta qëllonin për vdekje.

Disa orë më vonë, një video online u zbulua ku Amri i zotohej Shtetit Islamik (ISIS) për aleancë dhe betohej se “do t’i therte të pabesët si derra”.

Amri ishte në arrati prej katër ditësh që pasi kreu sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 12 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Fanatiku 24-vjeçar i ISIS u ndalua nga një patrullë policore në periferi të qytetit italian të Milanos.

Siguria zero! Si kaloi terroristi në Francë pa u pikasur

Njeriu më i kërkuar në Evropë ditëve të fundit, Anis Amri, udhëtoi i papenguar nëpër të paktën tri vende, përpara se të vritej në Italinë veriore, shkruajnë mediat e huaja.

Policia gjermane tha sot se ata besonin se kërkuesi i azilit, tuniziani Anis Amri, duhej të ishte ende në ose rreth Berlinit – pak para se ai të qëllohej për vdekje, rreth 1000 kilometra larg Berlinit, në Milano.

Siç shkruajnë mediat e huaja policia gjermane ka bastisur disa vendbanime në Gjermani, në kërkim të Amrit, por pas arrestimit të njeriut të gabuar, terroristi ishte në gjendje të largohej nga vendi.

Kjo, vlerësojnë mediat e huaja, do të ishte edhe një “siklet shtesë” për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila dje tha se besonte se do ta kapnin “së shpejti”.

Por kur kihet parasysh fakti se nga koha (rreth 30 orë pas sulmit) e urdhër arrestit evropian, Amri kishte mjaft kohë për të lënë vendin.

Ai udhëtoi nga Gjermania, sipas të gjitha gjasave, përmes stacionit hekurudhor Chambery në Alpet franceze.

Ai më pas mori një tren tre-orësh të drejtpërdrejtë për në Torino, dhe pastaj për në stacionin qendror të Milanos, ku ai mbërriti në ora 1 pas mesnate – dhe pastaj për në stacionin në periferi, Sesto San Giovanni, ku u vra nga policia në orën 3 të mëngjesit.

Nuk dihet se si ai shkoi në Francë nga Gjermania, por në qoftë se ishte me tren, rruga më e shpejtë do të kishte qenë nga Berlini në Frankfurt, pastaj për në Lyon.

Një raport ka thënë se ai mund të ketë shkuar në Paris para se të nisej drejt Alpeve dhe Itali, gjatë pesë ditëve të fundit.

Policia do të jetë në kërkim për ndonjë makinë të braktisur, në rast se ai ka lënë Gjermaninë, para se të hipte në tren.

[gallery size="full" columns="1" ids="6125,6126,6127,6128,6129,6130"]