Aktualitet

Video/ Ish-Blloku blindohet nga policia, Dritan Dajti shoqërohet tek okulisti

Video/ Ish-Blloku blindohet nga policia, Dritan Dajti shoqërohet tek

Zona e njohur e ish-Bllokut në Tiranë u blindua paraditen e sotme për shkak të pranisë së të dënuarit Dritan Dajti.

Ky i fundit u shoqërua nga forca të shumta policore për të kryer shërbimet okulistike në një nga klinikat e ndodhura në këtë zonë. Momenti është kapur dhe publikuar nga “Tema”. Burgjet kanë okulist, por Dajti ka zgjedhur për të kryer shërbimet jashtë ambienteve të vuajtjes së dënimit.

Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në 2009 në Durrës, ishte dënuar me burg përjetë, por gjykata e Apelit e prishi këtë vendim dhe pranoi gjykimin e shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vjet burg./ Tiranapost.al

https://www.youtube.com/watch?v=1zxcimgjLfA&feature=youtu.be