• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Incident në KZAZ e Shkodrës, përplasen përfaqësues të PD me policinë


    Përfaqësues të PD-së, të policisë bashkiake dhe të Policisë së Shtetit u përplasën ditën e sotme pranë KZAZ nr 2 në Shkodër.

    Përplasja ndodhi pasi Bashkia e Shkodrës i kërkoi policisë ta mbështesë për zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, i cili anuloi 30 qershorin.

    Nga ana tjetër përfaqësues të PD-së kanë provokuar situatën, pasi të ndodhur me qëllim në ambientet e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”, kanë ndaluar të hyjnë përfaqësuesit e KZAZ-së.

    Policia erdhi në për hapur derën, por nuk u lejua nga opozita, të cilët ndërhynë me pretendimin se është pronë e Bashkisë së Shkodrës.

    Pavarësisht se PD nuk ka pranuar që të marrë pjesë në zgjedhje, duke bojkotuar edhe Parlamentin, duket se ka nisur një “fushatë” provokimesh./ Tiranapost.al

    Voltana Ademi kërkon ndërhyrjen e policisë: Të lirohen ambientet e zëna nga KZAZ-të

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post