• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Histori Personale Të gjitha

    Video/ Historia e trishtë e Eglës që humbi betejën me kancerin. Shoqja e saj ka një mesazh të ndjerë për prindërit


    Katër vite me parë shoqja e ngushtë e Sarës, Egla u nda nga jeta pasi u përball me sëmundjen e kancerit në mushkëri. Prindërit e saj, por edhe Sara si shoqja e ngushtë e përjetuan shumë keq. Por sot nga rubrika e ka një mesazh për ty, Sara u drejtohet prindërsa të Eglës, të cilët nuk e përmendin emrin e saj për shkak të dhimbjes së thellë që vazhdojnë të përjetojnë, por Sara kërkon tu japë zemër.

    – Egla u diagnostikua me sëmundje e rëndë në klasën e shtatë, dhe Sara e shihte teksa tretej fizikisht çdo ditë. Por shkëlqimi i syve të Eglës i dhanë forcë shoqes së saj. Prindërit u përpoqën të mos i tregonin se nuk i kishte mbetur dhe shumë kohë. Qanin përpara se të futeshin në dhomën e saj dhe aty aktronin të gëzuar që ajo të mos kuptonte asgjë. Ato muaj, kanë qenë momentet më të trishta por edhe më domethënësit në jetën e Sarës sepse ka marrë gjithë energjinë pozitive dhe kurajon e mikeshës së ngushtë e cila tani nuk jeton më.

    Sara u përcolli mesazhin prindërve të Eglës që ta kujtojnë gjithmonë si shembull frymëzimi me shpirtin luftarak. Ajo u ka dhuruar prindërve një libër ku ka mbledhur të gjitha poezitë, fotot dhe kujtimet për Eglën. Prindërit e Eglës u  emocionuan në emision dhe nuk e fshehën lumturinë që shoqja e vajzës së tyre po ecën para me sukses, falë kurajos edhe të Eglës. Shihni videon si më poshtë./ Tiranapost.al. 

    Mesazhi i ndjerë për prindërit e shoqes së ndarë nga jeta. Ajo është frymëzimi im!

    Mesazhi i ndjerë për prindërit e shoqes së ndarë nga jeta. Ajo është frymëzimi im! Njerëzit e mirë ikin shpejt por lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë. Ky ishte dhe thelbi i mesazhit që Sara nga Elbasani ka përcjellë për teleshikuesit e “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan. Katër vite më parë shoqja e saj e ngushtë Egla është ndarë nga jeta pas një përballje të vështirë me sëmundjen e kancerit në mushkëri. Me fjalë zemre dhe përjetime emocionale ajo ka rrëfyer momentet që i ndryshuan jetën. Rreth klasës së shtatë, mikesha e saj u diagnostikua me sëmundjen e rëndë dhe çdo ditë e shikonte teksa tretej fizikisht. Ajo që i ka dhënë forcë, siç thotë Sara, ishte shkëlqimi në sytë e Eglës dhe buzëqeshja që nuk i’u nda nga fytyra megjithse lëngonte në krevat. Të gjithë miqtë, të afërmit por sidomos prindërit e Eglës u përpoqën deri në momentet e fundit që të mos i tregonin të vërtetën se nga se vuante e as afatet kohore për të jetuar që mjekët i kishin përcaktuar. Qanin përpara se të futeshin në dhomën e saj dhe aty aktronin të gëzuar që ajo të mos kuptonte asgjë. Ato muaj, kanë qenë momentet më të trishta por edhe më domethënësit në jetën e Sarës sepse ka marrë gjithë energjinë pozitive dhe kurajon e mikeshës së ngushtë. Shpirti i saj luftarak, kanë qenë dhe do jenë shembull frymëzimi për Sarën. Këtë ndjesi ajo ka dashur t’ua përcjellë pikërisht atyre që e vuajnë më shumë, prindërve të Eglës. Sara ka treguar se takohet shpesh herë me ta dhe flasin për gjithçka por emrin e Eglës kanë “frikë” t’a përmendin. Për këtë arsye ajo i ka ftuar të marrin zemër dhe në takimet e ardhshme, kujtimet e saj të jenë pjesë e bisedave të tavolinës. Sara u ka thënë se merr forcë në çdo sfidë dhe vështirësi kur kujton natyrën e shoqes së ndjerë. Ajo u ka dhuruar dhe një libër ku kishte mbledhur të gjitha poezitë, fotot dhe kujtimet për Eglën që të mbetet edhe në kujtimin e brezave të mëvonshëm. Pavarësisht dhimbjes, prindërit e Eglës nuk e kanë fshehur lumturinë që ndiejnë teksa shohin shoqen e ngushtë të vajzës së tyre që ecën me sukses përpara, falë edhe kurajos që ajo ka lënë pas. #KaNjeMesazhPerTy #EdielaShqiptare #TvKlan #03Nentor2019

    Publiée par E Diela Shqiptare sur Samedi 2 novembre 2019

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post