• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Historia e 16-vjeçares që punon prostitutë në Korçë. Kamera e fshehtë kap rrëfimin e trishtë


    Një 16-vjeçare detyrohet të punojë si punëtore seksi në Korcë, për të mbajtur familjen e saj dhe fëmijën 6-muajsh. Kjo është historia e një adoleshente që u rrëfye nga vetë ajo nga një i infiltruar i emisionit investigativ “Stop”.

    Ata denoncuan si organizohet prostitucioni në Korçë, ku rolin e tutorit e bën i ashtuquajturi Laci. Në takimin me kamerë të fshehtë, adoleshentja thotë se pagesa është 50 mijë lekë të vjetra, ndërsa nuk u mundësua një dhomë hoteli, por “shërbimi” do të kryhej te shtëpia e tutorit.

    Në momentin kur 16-vjeçarja dhe i inflituari qënduan vetëm në dhomë, ajo tregon se ka punuar në disa qytete, në Tiranë, Durrës, Shijak, Fushë-Krujë dhe Kosovë. Adoleshentja rrëfehet se fillimisht e nisi si një kërcimtare në tallava dhe më pas për të fituar më shumë para shiste trupin e saj.

    “Jam bërë si zyrë, kam që dje këtu. Sa kam pjellë ç’a të mirë e kam (trupin). E vogël jam, por kam një bebe 6-muajshe. Kam bërë 5 klasë shkollë por s’kam bërë më tej. Erdha në Korçë se kam familjen këtu edhe familja me mua mbahet, plus që kam fëmijën nuk rri dot vetëm”, thotë gjatë bisedës 16-vjeçarja./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post