Showbiz

Video/ Grafiti i Bansky-t po thyen rrjetin, por mos harroni mesazhin

Video/ Grafiti i Bansky-t po thyen rrjetin, por mos harroni mesazhin

Bansky është artisti i njohur që zbukuron rrugët, por pa ‘identitet’, askush nuk e di se kush fshihet pas veprave të artit. Një nga surprizat e tij të fundit po pushton rrjetin.

Ai është shfaqur përmes veprës në Birmingham, në një mur me tulla në atë që njihet si lagjja e argjendarisë, me dy drerët që flurturojnë ndërsa stoli pranë tyre të jep idenë e slitës së një Babagjyshi modern.

https://www.instagram.com/p/B52l1NkHa71/

“Zoti e bekoftë Birmingham-in. Ne e filmuam Ryan për 20 minuta, duke i dhënë një pije të nxehtë, dy çokollata dhe një çakmak, pa kërkuar kurrë asgjë”, shkroi artisti Bansky.

Mesazhi? Artisti kërkon që të vendosë në qendër të vëmendjes gjendjen e të pastrehëve, që cdo natë duhet t’u mbijetojnë temperaturave të ulëta të dimrit. Kështu Bansky na tregon se institucionet dhe njerëzit duhet t’i ndihmojnë./ Tiranapost.al