Aktualitet

Video/ Gjiknuri i dorëzon me fjalë zemre 'Ministrinë' Belës: Kështu do i thërras shkurt

Video/ Gjiknuri i dorëzon me fjalë zemre 'Ministrinë'

Tashmë ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i kaloi zyrtarisht punën pasardhëses e cila bëri betimin pak më parë në ambientet e presidencës, siç e kërkon rregullorja. Në fjalimin e tij Gjiknuri tha se gjatë postit punoi, kaloi vështirësi, korri sukses, por edhe dështime, siç tha ai: Pjesë e jetës është edhe ajo!

Për ministren e re Belinda Balluku tha se do i thërriste Bela, teksa i uroi suksese në punën dhe sfidat që pasojë postin e ri të saj.

Gjiknuri tha: Unë do e thërras shkurt Bela, gjej rastin t’i uroj suksese në këtë punë të vështirë, sfiduese por edhe interesante, falenderoj stafin. Kaluam me rezultate por dhe dështime, se edhe ato janë pjesë e jetës. Bela njihet me një pjesë prej jush, sfidat sjellin sfida të reja. Jam i bindur se Bela i ka mundësitë, kapacitetin dhe vullnetin që këto nisma t’i çojë përpara. I kam thënë mua do më kesh këshilltar për çdo gjë, kyci i punës këtu është të inkurajosh stafin, të bashkëpunosh me stafin. Ju uroj shumë sukses ty dhe stafit që do punojë me ty. E kishim pa përgatitje këtë, ishin fjalë zemre.

Ndërsa Belinda tha: Vlerësoj punën që keni bërë si një staf kompakt, pasi është një nga ministritë më të mëdhaja dhe prek shumë sektorë për qytetarët. Ndihem e nderuar dhe ndjej përgjegjësinë e lartë që më është caktuar të drejtoj një dikaster të rëndësishëm siç është Ministria e Infrastrukurës dhe Energjitikës. Unë vij nga brenda kësaj ministrie, kam mbuluar një sektor të rëndësishëm siç është navigimi ajror. Kështu që më ka rënë rasti të njoh shumë prej jush këtu dhe tashmë bashkë do të vazhdojmë atë rrugëtim që Damiani ka nisur.

Më poshtë keni edhe videon e plotë nga ERTV. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/540766719762649/