• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Lifestyle My Tirana Të gjitha TIP top

    Video / Fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti, nis “Operacioni Kutia”


    Dhuratat për Festat e fundvitit nuk do të mungojnë as për fëmijët e prekur nga tërmeti në zonat Durrës, Thumanë dhe Krujë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lançuar nismën më të re “Operacioni Kutia”, që synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit sikurse gjithë fëmijët e tjerë.

    Veliaj fton të gjithë të vegjlit e kryeqytetit që të përgatisin një pako me lodra dhe një urim për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre. “Një maaal me dhurata! A je gati per #OperacioniKutia? Merr një kuti boshe këpucësh, mbushe me gjërat që do doje t’ia dhuroje një shoku/shoqeje, vendosi emrin tënd, moshën, pusullën me urimin e ngrohtë të festave, dhe së bashku do t’ua dërgojmë fëmijëve të prekur nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Laç dhe Krujë”, shkruan Veliaj./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post