Aktualitet

Video/ Euronews shkruan për grabitjen e miliona eurove në Rinas

Video/ Euronews shkruan për grabitjen e miliona eurove në Rinas

Euronews pasqyron ngjarjen e djeshme të ndodhur në Rinas, ku grabitës të maskuar vodhën paratë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës të destinuara për në Vjenë të Austrisë. Euronews shkruan se policia po heton në identifikimin dhe kapjen e grabitësve të cilët vodhën paratë e ngarkuara në avionin me pasagjerë.

“Në përpjekje për tu larguar, policia i ndoqi dhe gjatë një shkëmbimi zjarri, një nga anëtarët e bandës u vra. Një helikopter po monitoronte nga ajri për të gjetur të tjerët, dhe ende nuk dihet saktësisht se sa të përfshirë janë gjithsej në grabitje. Lidhur me shumën e parave, nuk ka një version zyrtar edhe pse mediat shkruajnë për shumën 10 milion euro. Prokuroria ka lëshuar 4 urdhër arreste për punonjësit e sigurisë e ndërkohë që 40 persona janë marrë në pyetje, duke përfshirë edhe stafin e sigurisë së aeroportit. Vitet e fundit në Shqipëri kanë ndodhur disa grabitje, duke ngritur pyetje edhe rreth sigurisë së plotë dhe reagimit të policisë. Autoritetet thonë se hajdutët hynë nga porta tjetër, teksa lëviznin me një fugon pa targa ku shkruhej: Hetimi Tatimor”.

Euronews citon edhe zëdhënësen e Austrian Airlines Tanja Gruber e cila tha se fatmirësisht nuk pati rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët. Fluturimi drejt Vjenës u shty me tre orë.

Sipas policisë, paratë do transportoheshin në një bankë të kryeqytetit austriak. Kjo është një praktikë e zakonshme pasi thuhet se Banka Qendrore e Shqiprisë nuk pranon depozita të mëdha, kështu që paratë shpesh dërgohen përmes aeroportit të Tiranës. Ndërkohë Austrian Airlines ka njoftuar se nuk do të bëhet më transferimi i parave në këtë mënyrë. / Artikulli i marrë nga Euronews/ Tiranapost.al. E.B

https://youtu.be/pr26ttlhs84

http://www.tiranapost.al/a-u-cenua-siguria-kombetare-deputetet-e-ps-flasin-per-grabitjen-e-10-milione-eurove-ne-rinas/

http://www.tiranapost.al/austrian-airlines-nuk-do-te-kete-me-transferta-cash-nga-tirana-ne-vjene/