• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Video/ Ermira Çausholli shpërthen në lot pas mesazhit të parë publik të bashkëshortit


    Ermira Çausholli dha intervistën e parë pas lindjes për Rudinën dhe u surprizua e shpërtheu në lot pas videomesazhit të bashkëshortit.

    “Ai është tip që s`del në publik, ruan një profil të ulët. Unë i them që dua të ndaj me publikun gjërat e mira të mira. Arditi nuk është i këtij mendimi”, tha Ermira e cila u habit kur Rudina i tha të shikonte në monitor se kishte një mesazh nga gjithë familja.

    “Edhe nga Arditi?”, e pyeti Rudinën dhe menjëherë në ekran doli i shoqi. Ai ftoi me radhë 4 vajzat për të dhënë një mesazh për të ëmën, edhe më të voglën 1 muajshe (Solarën) dhe në fund i tregoi sa e rëndësishme është Ermira për të gjithë ata.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690