Aktualitet

Video e rrallë/ Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në malin e Munellës

Video e rrallë/ Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në malin e

Në Malin e Munellës rritet një specie shumë e rrallë siç është rrëqebulli i Ballkanit. Kamerat kurth të vendosura në rajonin Pukë-Mirditë, nga Qendra e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, kanë kapur disa pamje të rralla.

Por a e keni dëgjuar ndonjëherë se si rrëqebulli i Ballkanit thërret për t’u çiftëzuar? Këtë e tregon fare mirë ky individ në rajonin Pukë-Mirditë, ku qetësisht pozon, thërret për t’u çiftëzuar, gërvisht veshët dhe në tërsi duket të jetë i qetë e i gëzuar. Shihni videon e publikuar nga PPNEA.

Mali i Munellës është propozuar për t’u shpallur zonë  e mbrojtur./Tiranapost/A.C

View this post on Instagram

Have you seen how Balkan lynx call their mates? ??? Our lynx are getting way too comfortable in front of the camera-traps. One individual in the Puke-Mirdite region poses, calls for mates, scratches its ear, cleans itself and, all in all, seems to be quite happy and relaxed to do all these in front of our cameras. Trying to make it easier for our researchers who study them. Thank you, marvelous lynx! ********* A e keni dëgjuar ndonjëherë se si rrëqebulli i Ballkanit thërret për t’u çiftëzuar???? Rrëqebujt tanë tashmë po rehatohen me kamerat-kurth. Këtë e tregon fare mirë ky individ në rajonin Pukë-Mirditë, ku qetësisht pozon, thërret për t’u çiftëzuar, gërvisht veshët dhe në tërsi duket të jetë i qetë e i gëzuar. Larmishmëria e këtyre veprimeve, po ja lehtëson së tepërmi punën studiuesve tanë. Faleminderit rrëqebull i mrekullueshëm! #ppnea #4acause #balkanlynx

A post shared by PPNEA (@ppnea) on