Gazetarja e RTK-së në Kosovë, Ardita Sylejmani, humbi jetën në moshën 32-vjeçare teksa po sillte në jetë fëmijën e saj të tretë.
Lajmin e trishtë në mediat e Kosovës i është dashur ta japë kolegia e saj, spikerja e lajmeve në të njëjtin televizion, Edona Musa.

Ajo nuk ka arritur të mbajë dot lotët, ndërsa jepte lajmin e trishtë se Ardita Sylejmani ndërroi jetë në një maternitet në Budapest të Hungarisë.
Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte. Sylejmani është bashkëshortja e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez./ Tiranapost.al
Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post
