• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Beauty talks me Estelën Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Video/E dini se ku ndodhet Ujvara që të bën të bukur?


    Mund të ishte edhe ndonjë katarakt me ujë çudibërës, po në fakt është një njeri, që po të preku me duar të transformon si të të kish spërkatur me ujë magjik. Është Ujvara Hajdari, make up-artistja e fytyrave të njohura, e zonjave sharmante të politikës dhe e vajzave të ekranit prej 14 vitesh.

    Estela Ujka
    Estela Ujka dhe Ujvara Hajdari
    Estela Ujka

    Tek Ujvara ka shkuar Estela kësaj here për të zbuluar se ç’është ai sekret i duarve të Ujvarës që kur të lyen duket sikur ke dalë nga kirurgu plastik, aq bukur të thekson tiparet e të fsheh defektet. Ujvara ka si karakteristikë të stilit të saj përqendrimin tek zona e syve dhe sot ka propozuar për Estelën një look me ngjyrat e tokës pa aplikuar pudër apo highlighter.

    *Prodhim autentik i post.tirana në bashkëpunim me blogeren Estela Ujka & Aldi Karaj