Showbiz

Video/ Dua Lipa është lidhur me vëllain e motrave Hadid dhe këto prova i vunë vulën

Video/ Dua Lipa është lidhur me vëllain e motrave Hadid dhe

Jeta vazhdon dhe Dua Lipa na e dëshmoi duke u hedhur në krahët e një mashkulli tjetër. Tre javë pas ndarjes nga Isaac Crew, këngëtarja shqiptare flitet se është në një lidhje me vëllain e motrave të famshme Hadid, Anwar-in.

Dyshimeve, mediat dhe fansat, i vunë vulën pasi Dua u pa në festën e ditëlindjes së Anwar Hadid. Ai festoi 20-vjetorin në një festë private të organizuar në shtëpinë në Los Angeles.

Asnjë prej tyre nuk ka nxjerr asnjë foto bashkë, por këto video po qarkullojnë kudo në Instagram dhe duket se i kanë vënë vulën thashethemeve për romancën e tyre.

Pra mund të themi që, Dua është bërë kunata e re e Gigi dhe Bella Hadid./ Tiranapost.al

Dokumenta bashkëngjitur