Aktualitet

Video/ Dikur i dënuar me 6 vite burg, kapet 30-vjeçari që lëvizte me armë nëpër Tiranë

Video/ Dikur i dënuar me 6 vite burg, kapet 30-vjeçari që

https://www.youtube.com/watch?v=KHQLWCovzSo&feature=youtu.be

Arrestohet një 30-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, i cili ishte dënuar më parë për trafik droge.

I riu shqiptar me inicialet E.H. u kap në rrugën dytësore në hyrje të Vorës.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin tip Audi, në çantën e dorës së këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, që e mbante pa leje. I riu ishte dënuar më parë me 6 vite burg, pasi ishte ekstraduar nga Kroacia për “Trafikim të narkotikëve”, si dhe proceduar për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Policia publikoi me video momentin e arrestimit të të dyshuarit, pasi kishte marrë informacione në rrugë operative./ Tiranapost.al