Aktualitet

VIDEO/ Diçka shkon keq, gazetari grek bie nga karrigia gjatë bisedës live në studio

VIDEO/ Diçka shkon keq, gazetari grek bie nga karrigia gjatë

Emisionet live kanë surprizat e tyre, qofshin këto edhe të pakëndshme, kur diçka nuk shkon siç duhet. Një situatë e tillë është krijuar gjatë një bisede live në studion e televizionit grek ANT1, ku një nga gazetarët e ftuar në panel, ka rënë nga karrigia e tij.

Sipas mediave greke, në momentin e incidentit, gazetari Yiannis Stratakis po diskutonte mbi një deklaratë të Christine Lagarde.

Menjëherë kolegët e tij u çuan në këmbë për t’i ardhur në ndihmë, por ai u ngrit duke thënë “jam mirë, jam mirë”, dhe gjithçka pasoi me buzëqeshje në studio. /Tiranapost.al/