• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    VIDEO/ Dëshmia e Rozinës për ndihmën ekonomike


    Tiranë, 22 Shkurt/ATSH- Arbi Fortuzi/- Rozina Kërkuta është përfituese për herë të parë e ndihmës ekonomike. Ajo jeton në njësinë 11 në Tiranë dhe është transferuar nga Burreli. Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Kërkuta u shpreh se kur ishte në Burrel nuk përfitonte nga ndihma ekonomike pasi ajo kishte një krah të fortë, kishte të shoqin në punë. Për Rozinën situata ekonomike u vështirësua shumë pas humbjes së bashkëshortit.

    “Kur erdha nga Burreli për të qenë më pranë njerëzve të mi, pasi burri nuk jetonte më dhe mu dha një pension për fëmijët prej 4 600 lekësh. Më pas u  drejtova për të kërkuar ndihmë ekonomike. Pasi plotësova dokumentet, më 3 janar i dorëzova në Bashki, mu miratua shumë shpejt ndihma ekonomike. Më 19 shkurt mora pagesën e parë, 6 500 lekë të reja. I falenderoj shumë për këtë ndihmë, pasi janë një e ardhur që ndihmon gjatë ditës së familjes sime. Më ndihmojnë me barna apo dhe gjëra të tjera që mund të më nevojiten”, tha Rozina Kërkuta.

    Reforma e re e ndihmës ekonomike ka bërë që shumë familje që më parë padrejtësisht skualifikoheshin nga përftimi i kësaj pagese, tani ta marrin një ndihmë të tillë. Sistemi i ri e ndihmës ekonomike është i gjithi elektronik, ç’ka sipas specialistëve të mbrojtjes sociale ka sjellë ulje të abuzimeve dhe shkëputjen e mundësisë së ndërhyrjes së individit apo subjektivizmave e korrupsionit./e.caushi/ Marrë nga ATSH

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690