• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Video/ Çmendet bankomati në Londër, nxjerr para pa teklif


    Kalimtarët e Bond Street menduan se Krishtlindjet erdhën herët, pasi një bankomat filloi të nxirrte 20 paundëshe. Bëhet fjalë për një ATM në Londër që pas një problemi filloi të shpërndajë paratë. Videoja me paratë që dilnin u përhap nëpër portale e media sociale e ndërkohë që sipas Metro, ky incident ndodhi pasi një klient kërkoi një shumë të madhe parash dhe nuk ishte në gjendje të ndalonte procesin, por edhe për shkak të një defekti të ATM-së. Personi që mblodhi paratë filloi të shkelmonte bankomatin që të ndalonte e ndërkohë që vendosi një çantë që të mos i fluturonin paratë.

    Cash machine

    Drejtori i Përgjithshëm i Bitcoin Technologis Adam Gramoëski tha se bankomatet e kompanisë së tij procedojnë me transaksione të mëdha dhe gjithçka ka ndodhur për shkak edhe të pakujdesisë së klientit.

    Cash machine

    Roja e bankomatit nuk lejoi të që të afrohej asnjë person përveç atij që kishte kërkuar tërheqjen e parave. Në fund, klienti ka marrë vetëm shumën e kërkuar dhe pjesa tjetër i është rikthyer degës së bankës./Metro/ Tiranapost.al. E.B

    Cash machine