• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    VIDEO/ Çfarë s’u pa gjatë Maratonës së Tiranës? Do t’ju pëlqejë shumë


    Një video shumë të lezetshme ka postuar kryebashkiaku, Erion Veliaj në Instagramin e tij. Punonjësit e Bashkisë nuk i paskan ardhur në ndihmë vetëm njerëzve, por edhe katërputroshëve.

    “Çfare s’u pa gjatë maratonës! Faleminderit kolegeve të @BashkiaTiranë, u kujdesën të ndihmonin si 2-këmbëshat ashtu dhe 4-putroshët në nevojë”, shkruan Veliaj në përshkrimin e videos.

    Një mace e bllokuar në kofanon e një prej mauneve të Task Forcës, që ishte në terren ditën e Maratonës për mbarëvajtjen e saj, është shpëtuar nga punonjësi i Bashkisë.

    Lumë komentesh kanë vërshuar në postim, duke falenderuar kryebashkiakun dhe punonjësit e Bashkisë.

    Komentet në instagramin e Veliajt.

    Shihni videon se do të kënaqeni./E.D/Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]