• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Video/ Çfarë po ndodh në SHBA? Dje u vranë 20 njerëz në dyqanin në Teksas, sot të shtëna në Ohio


    Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Ohio, deri tani raportohet për të paktën 7 viktima, por edhe të lënduar numri i të cilëve nuk saktësohet. Sulmi vjen vetëm një ditë pasi një person në El Paso të Teksasit kishte marrë një armë me vete dhe filloi të qëllonte me breshëri drejt dyqanit Walmart në afërsi të Cielo Visa Mall, disa milje larg kufirit SHBA-Meksikë duke vrarë 20 njerës dhe plagosur 27 të tjerë.

    Aktualisht një 21 vjeçar është në paraburgim. Sipas policisë, i dyshuari është banor në Dallas me emrin Patrick Crusius. Fotot e publikuara tregojnë Crusius të armatosur, i veshur me një bluzë të errët dhe me pushkë në dorë. Për ngjarjen në Ohio ende nuk janë zbardhur detaje./ Tiranapost.al. E.B

    CCTV footage said to be of El Paso gunman

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690