• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Çfarë ndodhi sot me nënën që prostituohej me dy fëmijët e mitur


    Një ditë pas ngjarjes që u përhap kudo në rrjet, të nënës që prostituohej bashkë me dy fëmijët e mitur në në zonën e kthesës së Kamzës, erdhi edhe reagimi i institucioneve.

    Pas rastit të publikuar në emisionin investigativ “Stop”, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë asistuar duke u ardhur në ndihmë nënës dhe dy fëmijëve, djali 12 vjeç dhe vajza 6 vjeçe.

    Drejtoresha e Mbrojtjes dhe Punëve Sociale në Bashkinë e Tiranës, Migena Kokeri, tregoi për emisionin se fillimisht është bërë shoqërimi në komisariat, ndërsa fëmijët do të merren në mbrojtje.

    “Rasti i djeshëm ishte një rast goxha sensitiv dhe ne kemi ndjekur me shumë vëmendje dhe me shumë angazhim, dhe sigurisht që punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve janë sot në komisariat që në orët e para të mëngjesit për të ndjekur nga afër situatën. Momentalisht që flasim, nëna dhe dy fëmijët janë hospitalizuar për shkak të tensioneve, ankthit që kanë pasur. Sigurisht është një situatë e vështirë sidomos për fëmijët edhe për nënën, dhe po ndiqet me staf profesionist, punonjës socialë, psikologë, terapistë në mënyrë që fëmijët të merren në mbrojtje. Situata e nënës me dy fëmijët edhe pse kanë qenë asistuar gjatë gjithë kohës me punonjës socialë, psikologë të Bashkisë së Tiranës, përsëri kanë patur gjendje ankthi edhe depresioni dhe janë shtruar në spital për të marrë shërbimin e parë mjekësor dhe më pas për të proceduar për të mbrojtur fëmijën. Specialistët e Bashkisë asistojnë deri në orën 21:00 dhe pas kësaj ore operojmë me telefonata. Nëse kemi sinjalizime jemi të gatshëm të shkojmë në komisariat”, tha Migena Kokeri.

    Rasti u denoncua nga banorët e zonës, të cilët shqetësoheshin nga zhurma por edhe nga siguria e fëmijëve.

    Në videon e regjistruar nga kamera e fshehtë tregohet sesi gruaja vendoste për pagesën me klientët dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale pranë zonës, në një vend disi të fshehur./ Tiranapost.al

    Video +18/ Nëna prostituohej me dy fëmijët e mitur te kthesa e Kamzës, banorët denoncojnë rastin

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690