• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Te gjitha Tech

    Video Call nga Face-Time? Mos u lodh ta hapësh se po të sheh tjetri. Njerëzit po çmenden nga ky gabim i Apple


    Ndodhi një ‘incident’ me aplikacionin Face Time dhe njerëzve u ka ikur trurit. Sipas BuzFeed News, bëhet fjalë për një ekspozim në kamer të personit që ende nuk e ka pranuar apo bërë answer thirrjes nga personi tjetër dhe kjo do të thotë se personi që të telefon mund të të shohë se çfarë po bën e ndërkohë që ti ende nuk e ke hapur kamerën. Zyrtarë të Apple e kanë pranuar gabimin dhe se do e rregullojnë shpejt me përditësimin e fundit që do shfaqet gjatë kësaj jave.

    Nuk janë të rralla këto lloj gabimesh, me raste ku njerëzve u kanë dalë edhe mesazhet në faqe të mediave sociale, apo edhe me pasworde të ekspozuara. Fundja e kemi pranuar vetë dhe Apple nuk është se mban ndonjë përgjegjësi, përveçse asaj morale.

    Komentet pas lajmin ishin të shumta, me disa që shkruanin: O Zot i madh, imagjino të jesh në banjë dhe të të marri tjetri me Face Time, pra do të thotë që kamera do hapet automatikisht apo jo? Tmerr.