Aktualitet

VIDEO/ Berisha Kryeministër, Rama kryebashkiak. Teksti plot gafa që mësojnë nxënësit

“Edi Rama kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Sali Berisha Kryeministër” Nuk është mbishkrim në ndonjë cep të Shqipërisë, por ajo që thuhet në tekstin e lëndës së vendlindjes, “Të Mësojmë Historinë dhe Gjeografinë Lokale”, për nxënësit e klasave të pesta në kryeqytet.

Prej vitesh lënda e vendlindjes është bërë pjesë e kurrikulës për klasat e 5 -ta, por ky libër është botuar 2008 dhe prej afro 10 vjetësh nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

Nxënësit thonë për TV Klan se e kanë blerë këtë libër, si pjesë të kurrikulës mësimore. Por jo në pak raste nxënësit dhe mësuesit janë të detyruar që këtë lëndë ta japin me shënime për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve.

Kështu konkretisht nxënësit mësojnë ende për komunat dhe njësitë bashkiake, të cilat nuk janë më si më parë që me miratimin e Reformës Territoriale, në vitin 2014.

Deri më tani situata ka gjetur zgjidhje vetëm përmes shënimeve të mesueseve, gjë që nxënësit nuk e fshehin se është e vështirë për ta. E.C/ Copyright Tiranapost.al