• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Showbiz Të gjitha

    Video/ Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se jeta. Mesazhi prekës nga Evi Reçi që humbi shtatë njerëz të afërt nga tërmeti


    Këngëtarja dhe drejtuesja e emisionit të pasdites në Vizion Plus, po përjeton një dhimbje të madhe. Në tërmetin e 26 Nëntorit, ajo humbi xhaxhanë me familjen e tij dhe shoqen e fëmijërisë me vajzën e vogël dhe nënën e saj. Një humbje tragjike që ka trishtuar Evin por dhe gjithë shqiptarët. Pas fotove që publikoi në Instagram disa ditë më parë ku mësuam se Evi kishte humbur të afërmit e saj, sot ajo ka publikuar një mesazh me zë dhe figurë.

    Evi Reçi: 

    Kanë qenë ditë të vështira për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët

    Shpesh herë bëjmë plane por dikush tjetër i bën për ne.

    Është krijuar një plagë e madhe, po ashtu një plagë e madhe është krijuar edhe në zemrën time.

    Sigurisht që u fol dhe tashmë ju e dini që në tërmetin e 26 nëntorit humbëm shtatë njerëz të afërm. Xhaxhain tim Eduard Reçin me familjen e tij, Dolora,Klaus dhe Kristi, si dhe shoqen e fëmijërisë Diena, me vajzën e vogël Esiela dhe mamanë e saj Roza.

    Dhimbja ishte e madhe, një tragjedi që askush nuk mund ta imagjinonte. Trishtimi dhe shpresa ecnin bashkë, teksa prisnin për një lajm të mirë.

    Por nuk ndodhi ashtu…

    Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse kur kupton që asgjë, për asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta. Është një goditje e fortë…/ Tiranapost.al.

     

    Zemrën e kam plagë! Evi Reçi ka humbur familjen e xhaxhait dhe shoqen e fëmijërisë nga Tërmeti në Durrës

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post