• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Video/ Arrestohet i riu që tentoi të kalonte 97 kg marijuanë nga Shkodra drejt Malit të Zi


    Arrestohet pas tre muajsh një i ri që tentoi të trafikonte 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës.

    Lënda narkotike u zbulua nga policia malazeze në prill të 2018-s në bregun e liqenit të Shkodrës, ndërsa 21-vjeçari me inicialet E. H. ishte shpallur në kërkim. Ai tentoi që ta kalonte lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi, nëpërmjet liqenit.

    Policia publikon një video nga momenti i arrestimit të të riut.

    Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”./ Tiranapost.al