• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Arkiva, kur Berisha betohej në studion e Sokol Ballës: Jo vetëm Kryeministrinë, por edhe një post të largët policie po ta prekin nuk kthehet i gjallë ne Tiranë


    Përgjigjen e akuzave të opozitës lidhur me reagimin e policisë ndaj protestuesve, Erion Braçe e jep me një video të një viti më parë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në videon e rikthyer në vëmendje nga zëvendëskryeministri, Berisha deklaron se në protestën e 21 janarit kishte snajper të gatshëm për të qëlluar.

    “Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në dritare dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi. Për zjarrvënësit unë do të bëjë atë që më takon me bërë. Jo Kryeministrinë, por një postë policie më të largët në Shqipëri po e prekën, në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë”, deklaroi Sali Berisha në mars të 2018-s.

    Ndërsa kujton 21 janarin dhe kërcënimet e mëvonshme të Berishës për vrasjen e Ramës me snajper, Braçe i drejtohet analistëve dhe gazetarëve të njohur, që të mos e harrojnë këtë deklaratë të tij, teksa u kujton se nuk ishte vetëm, por kishte dhe aleatin e sotëm, LSI-në.

    “Andi oo Andi! Tosi oo Tosi! Mandi oo Mandi! Turi oo Turi! Adi oo Adi! Soni oo Soni! Diference e thelle shume!! Dhe mos harroni, ky nuk ishte vetem, kishte dhe aleatin e sotem kur i dha #Demokracise trajten e snajperit, pushkatuesit, vrasesit gjakatar! Dite te mire dhe gojen hapur deri ne fund!”, shkruan zv/kryeministri në postimin e Instagramit./ Tiranapost.al