Botë Te gjitha

Video/ Arinjtë e uritur rrezikojnë rusët, mblidhen tufë dhe futen nëpër shtëpi


Autoritetet e mjedisit në rajonin e largët Arktik në Rusi janë alarmuar për shkak se janë mbledhur dhjetëra arinj të uritur të cilët kanë rrethuar njerëzit që jetojnë aty. 3 mijë banorët e Novaya Zemlya kanë kërkuar ndihmë pasi arinjtë mund ti sulmojnë.

Kreu i administratës lokale thotë për mediat: Nuk ka pasur kurrë kaq arinj polarë në këtë zonë. Ata ndjekin njerëzit dhe frika është se mund ti sulmojnë. Njerëzit janë shumë të frikësuar dhe nuk dalin dot as nga shtëpitë. Fëmijët nuk po shkojnë në shkollë ose çerdhe. Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Image result for Russian islands declare emergency after mass invasion of polar bears

Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë arinjtë duke u ushqyer me mbeturina. Boritë e makinave dhe qentë nuk kanë ndihmuar për largimin e tyre.
Kujtojmë se në Rusi ka një ligj ku është e ndaluar të vrasësh arinjtë pasi janë specie të rrezikura nga zhdukja.  Megjithatë, nëse nuk arrijnë dot të largojnë arinjtë, do detyrohen të qëllojnë./Tiranapost.al.