Aktualitet

Video| Agron Llakaj: Si më hoqën nga puna

Ishte një nga themeluesit e emisionit të humorit “Portokalli”. Pas shumë kohësh, që u largua nga Top Channel, aktori Agron Llakaj rrëfeu gjithë ngjarjen pse iku.

Llakaj tha se vetëm një ditë pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike” me ftesë të Ardit Gjebreas, aktorit i kishin hequr nga transmetimi të gjitha pjesët dhe të nesërmen i kishin kërkuar të mbajë vetëm postin e drejtorit artistik dhe të mos dilte në skenë si aktor, por ai nuk kishte pranuar.

I thash që jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për vete dhe u largova dhe ata më respektuan dhe më mbajtën dy rroga”, tha Llakaj. Llakaj shtoi po ashtu se nuk bën dot kompromis me veten dhe profesionin.

Nuk e lashë “Portokallinë” për Klanin, unë fillova për emisionin “Kush do të bëhet milioner” që transmetohej në Klan, por patentat i kishte një djalë nga Kosova. Artisti nuk bën dot kompromis me veten dhe profesionin. Unë kërkoja të lëvizja, unë ofrova diçka për ndryshim, por që nuk u përqafua dhe kur kthehesh në një lloj monotonie më mirë është që të largohesh. “Portokallia” ishte një zinxhir që çfarëdolloj hallke që të lëvizte zinxhiri rrotullohej dhe mendova se largimi im nuk do të përbënte ndonjë problem. Unë kam vajtur kudo kam dashur dhe kam dhënë intervista kudo kam dashur. Unë isha i ftuar tek Ardit Gjebrea tek “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda etikës artistike njoftova regjisorin Altin Basha, i thash që jam i ftuar tek Ardit Gjebrea. Natyrisht si merrja leje, por për ta informuar se ishte kolegu im. Të nesërmen ishte portokallia dhe shikoj që ishin hequr të gjitha materialet e mia. Aty kuptova që unë isha i dënuar. Ditën e hënë në mëngjes, më thërret drejtori i përgjithshëm i “Top Channal” dhe më thotë se: Nga ky moment e mbrapa derisa të mbarsh kontratën ti do jesh thjeshtë drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë. I thash që jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për vete dhe u largova dhe ata më respektuan dhe më mbajtën dy rroga. Megjithatë është një kohë e kaluar dhe çdo rrëzim është një moment për tu ngritur më fuqishëm”, tha Llakaj.